17.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Komuna e Prizrenit në projekt-buxhet parasheh projekte për tri parkingje të mëdha

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit pas dëgjimeve publike të zhvilluara me qytetarët për planifikimin buxhetor kanë paraparë projekte për tri parkingje të mëdha në pjesët e ndryshme të qytetit.

Në këtë mënyrë synohet që të zgjidhet një problem, që prej vitesh shoqëron qytetarët dhe vizitorët e qytetit të vjetër.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se fillimisht do të realizohet studimi i fizibilitetit për këto projekte.

“Ajo që është risi për buxhetin e vitit të ardhshëm ka të bëj me parkingjet, për të cilat është paraparë të bëhet fizibilteti dhe të fillon puna në këto projekte”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se çështja e parkingjeve është një kërkesë e kamotshme e qytetarëve, raporton Telegrafi.

“Situata aktuale imponon që Komuna me parapa hapësira të reja për parkingje”, ka deklaruar Gashi.

Sipas zyrtarit të lartë komunal, një parking i madh është paraparë të ndërtohet në kuadër të objektit të ri të Komunës, që planifikohet të realizohet në lagjen “Bazhdarhane”, në ngastrën përballë Qendrës sportive.

“Bëhet fjalë për një projekt shumë funksional, ku planifikohet të krijohen hapësira të nevojshme për administratën e Komunës dhe një parking nëntokësor, që sipas diskutimeve të para do të kishte vend për një mijë vetura. Por këtë numër e përcakton fizibiliteti dhe pastaj projekti që do të hartohet”, është shprehur Gashi.

Krahas kësaj ka ofruar hollësi edhe për lokacionet e tjera të parkingjeve.

“Po ashtu është paraparë fizibiliteti dhe fillimi i punimeve në parkingun prapa ‘Shtëpisë së Bardhë’ apo objektit të Kuvendit të Komunës. Edhe fizibiliteti për një parking të ri afër Gjimnazit ose në oborrin e Gjimnazit në Prizren, në mënyrë që të tri pjesët e qytetit me pas parking, meqë ky është një problem akut i qytetit”, ka thënë Gashi.

Në bazë të dhënave në projekt buxhetin e publikuar në ueb e Komunës së Prizrenit, për hartimin dhe ndërtimin e objektit të Komunës si dhe ndërtimin e parkingjeve të ‘Shtëpia e Bardhë’ për tri vitet e ardhshme janë planifikuar gjithsejtë 1.3 milion euro, raporton Telegrafi.

Ndërsa për ndërtimin e tregut të gjelbër dhe parkingut nëntokësor te Gjimnazi për vitin 2025 dhe për vitin 2026 janë planifikuar gjithsejtë 380 mijë euro.

Ndërtimi i parkingjeve të reja në qytet ka qenë zotim paraelektoral i kryetarit Shaqir Totaj. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kurti për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin...

Drejtori i Urbanizmit në Suharekë, Visar Kuqi, në takime të rëndësishme në SHBA

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në Suharekë, Visar Kuqi, së bashku me një delegacion nga komuna, po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues...

Lajmet e Fundit