3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Hardh Fest mbyll edicionin jubilar me rekorde dhe rritje të turistëve të huaj

Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit u shenua edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”. Kryetari i bordit të këtij festivali, Agi Haxhimurati, këtë edicon e cilësoi si më i miri nga të gjitha ediconet e deritanishme.

Haxhimurati tha se Hardh Festi në natën e dytë shënoi një rekord, sepse sipas tij kjo ishte nata më e mirë ndonjëherë në historinë dhjetë vjeçare, ku përformuan një prej grupeve më të njohura në botë “Gipsy King”.

 

Ai tutje tha se lajmi më i mirë i këtij festivali të veçantë është që po shtohen turistët e huaj.

“Pikërisht ky ka qenë një nga qëllimet tona, për me rritë festivalin, për me bë një brend ndërkombëtar dhe me përfaqësu jo vetëm Rahovecin si qytet por edhe Kosovën si një republikë e re. Kështuqë lajmi më i mirë është që po shtohen turistët e huaj të cilët po njoftohen me kulturën e hardhisë së Rahovecit, po i shijojnë verërat e rrushin por edhe me jetën atraktive te kafiteritë në anën tjetër që janë”, tha ai.

Në natën e tretë të festivalit të rrushit, në koncert përformuan Dren Abazi, NRG Band, Fisnikët dhe Nita Latifi.

Për tre ditë e netë, Rahoveci u shndërrua në lokacionin më atraktiv në Kosovë, falë “Hadh Festit”.

Atmosfera festive është përcjellë me një sërë aktivitetesh e që tërhoqën vizitorë të shumtë nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Përveç përformancave muzikore, momente të rëndësishme u cilësuan  shtrydhja e rrushit, një ceremoni tradicionale e cila simbolizon fillimin e procesit të prodhimit të verës dhe ekspozitat e prodhimeve të rrushit dhe verës./rtk/

Më Shumë

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub. “Dy...

Kurti nderon 26-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë në Gorozhup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, të cilët...

Lajmet e Fundit