4.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

“Vrasje në tentativë”, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.U., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.07.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., më datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta një personi tjetër.

“Pasi i dyshuari takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 euro në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘WV Passat CC’ , e cila ka qenë e hapur, shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Vrasja në tentativë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se i akuzuari B.U., mban në pronësi, kontroll dhe posedim armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, dhe me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cila akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit