13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Nisin punimet për projektin e urbanizimit të mëtejmë të qytetit të Malishevës

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të këtij qyteti.

Ky njoftim është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i cili ndër të tjera ka bërë të ditur se në kuadër të urbanizimit do të bëhet trajtimi dhe pastrimi i shtratit të lumit nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit.

Projekti në fjalë bëhet përmes Grantit të Performacës, të cilin Komuna e Malishevës e kishte përfituar në mesin e disa komunave të tjera në nivel vendi, skemë finaciare kjo e cila përkrahet nga projekti DEMOS, projekt ky i cili mbështet të gjitha komunat në Kosovë që të përmirësojnë qeverisjen lokale për të vepruar në mënyrë më demokratike dhe për të menaxhuar më mirë aktivitetet e tyre, si dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit