5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Propozim Europian për Nobel

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselNjë propozim që Hashim Thaçi, Ivica Dacic dhe Catherine Ashton të laureohen me Çmimin Nobel për Paqe ka dalë edhe nga Parlamenti Europian.

Pas nominimit që kjo treshe mori nga Kongresi Amerikan, edhe Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian i ka dërguar Komitetit të Nobelit një nominim të tillë.

Në dokumentin e nominimit të cilin e ka siguruar lajmi.net, Kryetari i këtij Grupi Eurodeputetësh, Hannes Swoboda ka dhënë arsyet për këtë nominim.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet paqësore në Europë nuk kanë qenë lineare. Duhet ta pranojmë se Komuniteti Europian i atëhershëm dështoi t’i parandalonte luftërat në Jugosllavi, në të cilat rreth 140 mijë njerëz humbën jetën dhe të cilat ringjallën kujtimet e momenteve më të errëta të ndarjes etnike dhe gjenocidit të Europës”.

“Sot, marrëdhëniet ndërmjet dy faktorëve kryesorë, Kosovës dhe Serbisë, janë të brishta – por ato ekzistojnë. Përpjekjet për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë qenë të paparashikueshme dhe kanë krijuar rastin për një paqe të qëndrueshme dhe bashkëpunim në rajon”.

“Mësimet nga konfliktet tjera nëpër botë na kanë mësuar se ndonjëherë ekziston vetëm një dritare e vogël e mundësisë për ta avancuar paqen e qëndrueshme – një paqe solide, e gjatë e cila garanton siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët- dhe unë besoj se sot në jemi duke qenë dëshmitarë të kësaj dritareje të mundësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

“Jo vetëm si një shpërblim për përparimin e arritur tashmë, por edhe si motivim, ndoshta meqë nevojitet një shtysë e fundit, prandaj unë propozoj nominimin e Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian, Ivica Dacic, Kryeministër i Serbisë, dhe Hashim Thaçit, Kryeministër i Kosovës, për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014.”

“Esenca e indikacioneve të Alfred Nobelit, për t’i dhënë çmimin të cilët ‘duhet të japin më të mirën ose të punojnë për vëllazërinë mes kombeve’ duhet të respektohet me të drejtë”, thuhet në arsyetimin e nominimit të bërë nga Eurodeputeti Hannes Swoboda, Kryetar i Grupit Socialist-Demokrat në Parlamentin Europian.

Më Shumë

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.     Sipas tij, mjegulla që ka...

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Lajmet e Fundit