Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Me datë 23 tetor, rreth orës 10:30 minuta, në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmoj personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore, dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari, gjyqtari, ka caktuar seancën e terenit në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozueses, F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët  ‘hup prej këtu’, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjet të fortë të metalit, sulet në drejtim të të dëmtuarit që ta sulmojë fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndalojë, ku me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i pandehuri R.B., në rastin e njëjtë thuhet se e ka sulmuar edhe gjeodetin.

“Derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘largohuni nga shpija ime’, duke e ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjet të fortë të metalit, dhe iu drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ai dyshohet se ka sulmuar edhe viktimën F.B..

“Sikurse më lartë i pandehuri R.B., me dashje përdorë forcën me anë të sendit, shufrës metalike, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ndaj të dëmtuarës F.B., në atë mënyrë për shkake të një kontesti pronësor, ditën kritike derisa e dëmtuara si propozuesi për një çështje civile ishte në vendin e lartcekur me gjyqtarin dhe gjeodetin, i pandehuri i revoltuar nga ky rast, fillimisht e shanë dhe ofendon me fjalë të ndryshme të dëmtuarën, pastaj e sulmon fizikisht me mjet, me shufër metalike duke e goditur në duar, ku të pranishmit në vendin e ngjarjes arrin që ndalin të pandehurin, por e dëmtuara nuk ka marrë lëndime të dukshme trupore, dhe në vendin e ngjarjes i pandehuri i arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thuhet se ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat nga veprat penale për të cilat ngarkohet i pandehuri.

“Duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare, do të merret në pyetje i pandehuri, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur rastin, është konstatim i Gjykatës se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i pengimit serioz të hetimit dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore. Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale”, theksohet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve