Prokuroria e Prizrenit: 2 ndalime, 3 kërkesa për paraburgim dhe 8 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ka ndërmarrë veprime konkrete në disa raste të ndara, përfshirë ndalimet e personave, kërkesat për paraburgim dhe ngritjen e aktakuzave.

Ndalimet e personave: Me urdhër të prokurorit, dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë në dy raste të ndara. Një person është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Sulm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesa për caktimin e paraburgimit: Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për këto vepra penale:

Një person për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një person për “Ngacmim”;

Një person për “Sulm ndaj personit zyrtar”.


Aktakuzat: Prokuroria ka ngritur gjithsej tetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy aktakuza kundër dy personave për “Rrezikim i trafikut publik”;

Një aktakuzë kundër tre personave për “Kanosje” dhe “Sulm”;

Një aktakuzë kundër tre personave për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Lëndim i rëndë trupor”;

Një aktakuzë për “Vjedhje”;

Një aktakuzë për “Kanosje”;

Një aktakuzë për “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”;

Një aktakuzë për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit