2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Anëtarja e trupit gjykues jashtë vendit, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për garat automobilistike ku mbetën të vdekur tre persona

Në mungesë të anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi, është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Arlind Syla dhe Irfan Hoti akuzohen për garat automobilistike në dhjetor të 2023-ës në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, bëri të ditur se për shkak se gjyqtarja Elezi ndodhet zyrtarisht jashtë vendit, seanca e sotme shtyhet për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2024 nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 16 dhjetor 2023, rreth orës 22:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, nga aksi rrugor “Prizren-Veri” në drejtim të aksit rrugor “Prizren-Jug”, ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, të akuzuarit Arlind Syla dhe Irfan Hoti në bashkëkryerje veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Aktakuza thotë se ata paraprakisht organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që i akuzuari Syla, duke drejtuar automjetin e tij, rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, ndërsa i akuzuari Hoti duke drejtuar automjetin e tij, rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës së kundërligjshme, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre në shpejtësi jashtëzakonisht të madhe (sipas vlerësimit të ekspertit 170 km/h), i akuzuari Syla humb kontrollin mbi drejtimin e veturës, duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës.

Në aktakuzë thuhet se me këtë rast kishte goditur automjetin tjetër “VW Golf” që ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë e kësaj, godet këmbësorët për vdekje N.B., M.D., dhe L.S., të cilët ishin duke ndjekur zhvillimin e garës.

Sipas aktakuzës, në të njëjtën kohë u shkaktoi lëndime të rënda trupore të dëmtuarve M.Z., dhe B.P, si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët po ashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme. Aty thuhet se këto lëndime u konstatuan sipas akt-ekspertimeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të 29 janarit 2024.

 

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, par. 5 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Sot festohet Krishtlindja

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në...

Çerdhja e re në lagjen “Ortakoll”, hapësirë moderne për fëmijët e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka përfunduar rikualifikimin e ambienteve të pashfrytëzuara në lagjen "Ortakoll", për të krijuar kushte për ndërtimin e një çerdheje moderne për...

Lajmet e Fundit