Prizreni nis procedurat e prokurimit për objektin e ri të shoqatës “Esnaf”, vlera e parashikuar 430 mijë euro

Tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të ndërtojë objektin e ri për nevojat e shoqatës “Esnaf”.

Njoftimi për kontratë, për projektin e titulluar “Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve ESNAF në Prizren” është publikuar të martën nga Komuna e Prizrenit, raporton Telegrafi.

Sipas këtij njoftimi, vlera e parashikuar e kontratës është 430 mijë euro, dhe afati për kryerjen e punimeve është 200 ditë. Ndërkaq afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 18 nëntor 2024.

“Do të bëhet rrënimi i objektit ekzistues si dhe ndërtimi i komplet objektit të ri”, thuhet në dosjen e tenderit.

 

Ndërkaq “Esnaf” muaj më parë pat shprehur kënaqësinë që ky projekt kapital po ec drejt jetësimit në 30-vjetorin e themelimit të shoqatës.

Në njoftimin e “Esnafit” thuhej se objekti i ri, në aspektin arkitektonik do të jetë një gërshetim i tradicionales dhe modernes dhe se do të shërbej si një qendër shumë funksionale.

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” është themeluar në vitin 1994, me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit