-0.5 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Shqipe Kastrati sjell baladën e re prekëse “Nanë”, dedikuar nënës së saj të ndjerë

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar këngën e saj më të re, “Nanë”, një baladë prekëse që i dedikohet kujtimit të nënës së saj të ndjerë.

Me tekst të shkruar nga Flori Cocaj dhe muzikë të orkestruar nga Fatos Canolli, kjo këngë sjell emocione të thella dhe një lidhje të ngrohtë me trashëgiminë e muzikës tradicionale, duke përfshirë tingujt e fyellit dhe kavallit, interpretuar nga Gent Hoxha, përcjell PrizrenPress.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Mproduction, dhe producent ekzekutiv është Flori Cocaj.

Në një mesazh për ndjekësit, këgëtarja Shqipe Kastrati, e cilësoi këtë projekt si një shprehje të dhimbjes dhe mallëngjimit të saj për nënën.

“Dua të falenderoj nga zemra Flori Cocaj për tekstin, Fatos Canollin për orkestrimin e mrekullueshëm, dhe për videoklipin Mproduction! Falenderim të veçantë për Tiara Fashion, e cila u përkujdes për veshjen time në videoklip!” – deklaroi ajo.

Nanë” është një këngë që pasqyron dashurinë dhe mungesën e nënës, duke prekur zemrat e të gjithëve që e dëgjojnë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Policia shqiptoi 1954 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1954 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

26-vjet nga masakra në Pastasellë, aty u vranë dhe u masakruan 106 civilë

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në Pastasellë të Rahovecit ku u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth. Pasditen e 31...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit