9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Trepçës, mban rekordin e pamposhtur

Ekipi i Bashkimit ka shënuar një fitore të bindshme ndaj Trepçës me rezultat 52:76 në kuadër të xhiros së pestë të Superligës për Femra, duke e mbajtur kështu rekordin e pamposhtur në këtë sezon. Ndeshja, e cila u zhvillua me intensitet të lartë, u karakterizua nga një pjesë e parë e ekuilibruar dhe një pjesë e dytë ku Bashkimi dominoi plotësisht lojën.

Pjesa e parë mbylli çerekun e parë me epërsinë e Bashkimit (13:19), pas një loje të organizuar nga vajzat prizrenase. Çereku i dytë ishte i ngushtë, me të dyja skuadrat që luftuan fort, por Bashkimi shkoi në pushim me epërsi 24:31.

Në pjesën e dytë, Bashkimi arriti të krijojë një diferencë të madhe, duke mbyllur çerekun e tretë me rezultat të thellë 11:26. Çereku i katërt përfundoi 17-19, duke vulosur fitoren për Bashkimin me rezultat përfundimtar 52:76.

Në radhët e Trepçës, Vivian Woo u shqua me 17 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime. Ndërsa për Bashkimin, Dana Thompson ishte më e dalluara me 30 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa Aulona Muhadri kontribuoi me dyshifror të dyfishtë prej 11 pikësh, 11 kërcimesh dhe 4 asistimesh.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Bashkimin në këtë sezon, ndërsa Trepça ende mbetet pa fitore pas pesë ndeshjesh./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Lajmet e Fundit