11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Suharekë/ Qytetarët mund t’i kryejnë pagesat e ujit edhe në ndërtesën e Komunës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se qytetarët e   Suharekës tani mund të realizojnë pagesat e faturave të ujit edhe në Qendrën e Shërbimit për Qytetarët – One Stop Shop, e vendosur në objektin e Kuvendit të Komunës .

Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e pagesave për konsumatorët e zonës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar këtë mundësi dhe ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të administratës lokale për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

“Angazhimi ynë mbetet si gjithmonë në shërbim për qytetarët,” ka thënë ai.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar aksesin në shërbime dhe për të mundësuar qytetarëve mënyra më të thjeshta dhe të shpejta për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit