8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” hap dyert e reja për artistët dhe komunitetin në Prizren

Autoritetet komunale të Prizrenit të martën kanë përuruar ndërtesën e rinovuar të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” që njëherësh është edhe selia e Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”.

Sipas tyre falë këtij investimi janë krijuar kushte më të mira për punën e Teatrit dhe artistëve tjerë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se realizimi i këtij projekti ka marrë pak kohë për shkak të disa peripecive.

“Është dashur që ti harmonizojmë disa gjëra me QRTK-në. Por, tani Shtëpia e Kulturës është një objekt i rëndësishëm për kulturën e qytetit, që ofron mundësi edhe për Teatrin, por edhe për artistët tjerë”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, ndërtesa në fjalë është rinovuar me mjetet e Komunës së Prizrenit, meqë autoritetet qendrore përkundër zotimeve të dhëna nuk i kanë përmbushur obligimet në këtë drejtim.

Ndërkaq drejtori i Kulturës, Adem Morina është shprehur i lumtur që përurimi po ndodh në kuadër të festave të nëntorit.

“Ka qenë sfidë ngase ky objekt që përfshin dy institucione, Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” dhe Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, pas nisjes së punimeve është futur nën mbrojtje, por në bashkëpunim me QRTK-në e kemi finalizuar rinovimin e ndërtesës, duke krijuar kushte më të mira për aktorët dhe artistët tjerë”, është shprehur Morina, raporton Telegrafi.

Ndërtesa e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, sipas përshkrimeve zyrtare, u takon objekteve të periudhës moderne, respektivisht të viteve ‘50 të shekullit të kaluar, që është ndërtuar me materiale bashkëkohore të periudhës përkatëse. /Telegrafi/

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit