Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore shqetëson konsumatorët, kërkohet kontroll

Çmimet e produkteve ushqimore, qytetarëve po u duken të larta. Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve thonë se zakonisht presin që gjatë festave t’i mbushin shportat ushqimore, për shkak të zbritjeve.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për rritje të çmimeve të konsumit gjatë muajit tetor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për 11.3% janë rritur çmimet e kafesë dhe të çajit, për 6.2% të ujit mineral e lëngjeve, për 3.7% çmimet e qumështit, djathit dhe të vezëve, ndërsa për 3.1% ato të mishit, raporton RTK.

Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë, thotë se institucionet duhet të fokusohen në mbikëqyrjen e çmimeve në treg.

Për të diskutuar rreth Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, të martën u mblodh Komisioni Parlamentar për Ekonomi. Mbledhja dështoi, në mungesë të kuorumit.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit