Kino Lumbardhi në dhjetor shfaq programin e filmave me temën “Dial H for Horror”

Programi i filmave të Kinemasë së Zgjeruar për muajin dhjetor i përgatitur nga “Lumbardhi” në Prizren do të përmbajë filma kult të zhanreve horror, mister, thriller me temën “Dial H for Horror”.

Sipas njoftimit, shfaqja e filmave në kuadër të këtij programi nis të mërkurën mbrëma, më 4 dhjetor 2024.

“Nisim programin e filmave të Kinemasë se Zgjeruar për muajin dhjetor me temë “Dial H for Horror”  më 4 dhjetor prej orës 20:00 me historinë e një producenti televiziv, të dëshpëruar për të pasur programacion të ri që të tërheqë vëmendjen e shikuesve derisa bie ndesh me një shfaqje që përmban dhunë dhe torturë”.

“Duke parë potencial në të, ai vendos ta shfaqë këtë program drejtpërsëdrejti. Sidoqoftë, pasi e dashura e tij zhvillon audicionet për programin dhe mandej zhduket në rrethana misterioze, ai nis të hetojë të vërtetën pas programit dhe zbulon një realitet shqetësues: dhuna grafike, nuk është aq e stisur sa ai paramendonte”, thuhet në njoftimin e Kino Lumbardhit.

Shfaqja e filmave do të vijojë çdo të mërkurë (4, 11, 18 dhe 25 dhjetor) prej orës 20:00 në hollin e Kino Lumbardhit, me vërejtjen se filmat janë të përshtatshme për audienca 16+.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit