Zhbllokohet reforma zgjedhore

zgjedhjet5Seanca e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet këtë të enjte, do t’ia japë vizën reformës zgjedhore.

Pas disa muaj bllokadash nga mosmarrëveshjet e partive politike, reforma zgjedhore tanimë po kthehet në institucionin kompetent që duhet të merret me të dhe ta përkthejë vullnetin politik në ligj për zgjedhjet.

Kështu, Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së hënës, pas një debati të gjatë lidhur me njoftimin e Komisionit ad-hoc për punën e kryer në reformën zgjedhore, ka kërkuar nga kryetari i këtij komisioni që për Kuvendin ta përgatisë raportin e detajuar të punës së bërë për reformën zgjedhore.

Kjo çështje është radhitur nga Kryesia si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës të së enjtes. Pas diskutimeve në këtë seancë, deputetët do të vendosin për procedim të mëtejmë të kësaj çështjeje.

Kësisoj kryetari i Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, deputeti i LDK-së Haki Demolli, pritet të raportojë para ligjvënësve për punën që kanë bërë deri tani, shkruan Tribuna.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Lajmet e Fundit