97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Faleminderit Dragash!

Xhavit Ukaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet i cili garon me numrin 97, ka shprehur falënderimet e tij për qytetarët e Dragashit pas një pritjeje të jashtëzakonshme gjatë vizitës së tij në këtë komunë.

Ukaj e cilësoi mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve si një burim të pashoq motivimi për angazhimin e tij dhe të partisë që ai përfaqëson.

“Jam pa fjalë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të madhe, që për mua dhe për LDK-në janë një motivim i pashoq për të vazhduar me përkushtim dhe besim në rrugën tonë”, shprehet Ukaj.

Ai falënderoi qytetarët për energjinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që iu ofruan.

“Faleminderit nga zemra për këtë energji dhe përkrahje të jashtëzakonshme! Bashkë, drejt një të ardhmeje më të mirë!”- përfundoi Ukaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit