Pas incidentit me qenin, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Suharekë me aktivitet motivues për nxënësit e shkollës në Shirokë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Suharekës kanë realizuar një aktivitet motivues për nxënësit e shkollës “17 shkurti” në Shirokë, pas ngjarjes traumatike ku disa fëmijë ishin lënduar si pasojë e sulmit të qenit.

Qëllimi i këtij aktiviteti sipas zëdhënësit të Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka qenë krijimi i afërsisë me nxënësit, për të përçuar ndjenjën e sigurisë, por edhe për t’i mbështetur për ta kapërcyer përvojën traumatike, raporton Telegrafi.

“Stacioni Policor në Suharekë së bashku me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës, ka zhvilluar një aktivitet motivues për nxënësit, pas ngjarjes së ndodhur në SHFMU “17 Shkurti” me qëllim që Policia të jetë sa më afër komunitetit, të përçoj ndenjën e sigurisë dhe afërsisë. Me këtë rast janë shpërndarë ushqime dhe pije për nxënësit e kësaj shkolle”, ka bërë të ditur Gashi.

Sipas tij në kuadër të këtyre angazhimeve është vizituar edhe nxënësja e lënduar.

“Një grup i zyrtarëve nga Stacioni Policor në Suharekë së bashku me drejtorin e Arsimit në Komunën e Suharekës kanë vizituar në Spitalin rajonal në Prizren edhe nxënësen e lënduar nga sulmi i qenit”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Në shkollën e sipërpërmendur të mërkurën në mëngjes disa nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit, ku njëra prej tyre është ndalur për trajtim në Repartin e Infektives. Lidhur me këtë rast, Policia pat intervenuar dhe pati neutralizuar qenin.

Marketing

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit