Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Malishevë u ka bërë thirrje që më 9 shkurt të dalin në zgjedhje e ta votojnë PDK-në që tha se është parti që ka vizion e program për ta ndryshuar Kosovën.

Hamza, tha se fokus kryesor e kanë zhvillimin ekonomik e krijimin e vendeve të punës për të rinjtë e të rejat, që të mos e shohin si mundësi të vetme jetën jashtë Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, përsëriti edhe në Malishevë premtimin e tij se në fillim të mandatit do t’i rritë pagat për 50 për qind.

“Do t’i rritim pagat 50 për qind në fillim të mandatit, për të gjithë, për 84 mijë njerëz që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Do t’i rritim pensionet 70 për qind. Do t’i rritim pensionet për kategoritë e dala nga lufta. Ne, nuk do t’i detyrojmë familjet e dëshmorëve të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe të dëshmorit, por do t’i marrin të dyja”, tha ai .

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Mevludin Mazreku tha se ata kanë një program të qartë,  përplot argumente, derisa shprehu bindjen se PDK do të dalë fituese me 9 shkurt.

Marketing

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit