Prizreni në kërkim të fitores vendimtare ndaj Borës

Sot në ora 16:00, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë skena e një përballjeje vendimtare në ProCredit Superligë, ku P.C. Prizreni do të sfidojë Borën në një ndeshje me peshë të madhe për renditjen.

Prizreni ka 4 fitore dhe 15 humbje, ndërsa Bora ka 6 fitore dhe 13 humbje, duke e bërë këtë duel tejet të rëndësishëm për të dyja skuadrat. Meqenëse kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Prizrenin, ekipi vendas do të synojë ta shfrytëzojë në maksimum faktorin e palestrës për të siguruar një fitore vendimtare.

Nga ana tjetër, Bora është e gatshme për këtë sfidë dhe do të kërkojë një rezultat pozitiv jashtë fushe, duke synuar të forcojë pozitat në renditje./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit