16 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Dështon seanca gjyqësore për rastin e kanosjes së disa pjesëtarëve të KFOR-it në Prizren më 2024

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Izjet Halilaj dhe mbrojtësit të tij Fis Alishanit ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, më 04.02.2025, në rastin e kanosjes së pjesëtarëve të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, në Prizren, më 2024.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Halilaj në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, Komuna e Prizrenit, ka ofenduar fillimisht dhe pastaj ka kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it italian.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi me të hapur seancën konstatoi se nuk prezanton i akuzuari, ndonëse kishte lëshuar Urdhëresë për Stacionin Policor në Prizren që Halilaj të sillet me shoqërim në Gjykatë.

I njëjti nuk ishte sjellur sipas gjyqtarit nga ana e Policisë, duke shtuar tutje se do të kërkojë arsyetim se pse nuk është zbatuar urdhri.

Ndërsa avokati i tij Fis Alishani kishte njoftuar Gjykatën se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur në një rrugë, i njëtji mund të vonohet deri në 30 minuta për të arritur në Gjykatë.

“Gjykata ka urdhëruar sjelljen me shoqërim të të akuzuarit Izjet Halilaj, përmes Policisë, me Urdhëresën e datës 18.12.2024, Stacioni Policor në Prizren deri më tani nuk e ka realizuar Urdhëresën, nuk e ka njoftuar Gjykatën për mosrealizimin e kësaj Urdhërese.” – tha Krasniqi.

Në këto rrethana seanca u shty në kohë të pacaktuar dhe u tha se Gjykata do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të siguruar të pandehurin në procedurë penale.

Çfarë thotë Aktakuza?

Sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 15.05.2024, i pandehuri Izjet Halilaj po akuzohet se më datë 26.02.2024 rreth orës 09:10 min, në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, Komuna e Prizrenit, ka ofenduar fillimisht dhe pastaj ka kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së, me fjalët: “Ju jeni me të vërtetë mafioz. Unë kam mbajtë 4 vjet burg në Itali pa qenë fajtorë, shkoni nga këtu përndryshe shkova në shtëpi ta marrë kallashin.”

Tutje sipas Aktakuzës, i pandehuri Halilaj së bashku me Amet Krasniqin, me automjetin e markës “Mercedes 190”, largohen në drejtim të Prizrenit dhe se me intervenimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren i njëjti arrestohet.

Me çka i pandehuri Izjet Halilaj kishte për të kryer veprën penale: “rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marëdhënie me të”.

Më Shumë

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit