3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Kërkohet një person në Prizren për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kërkimin e një personi pasi dyshohet se kreu veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, në Prizren.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” më datë 10.08.2024.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi kërkohet, për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila ka ndodhë më 10.08.2024 në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në Prizren”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192.

 

Marketing

 

Më Shumë

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Lajmet e Fundit