4.5 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Bizneset në pritje të funksionalizimit të Zonës Ekonomike të Prizrenit

Funksionalizimi i Zonës Ekonomike të Prizrenit po shihet si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik jo vetëm të Komunës së Prizrenit por edhe më gjerë. Dhjetëra biznese punojnë në objekte me qira, ndërsa 46 kompani të mëdha të kësaj komune eksportojnë në vende të ndryshme të botës.

Funksionalizimi i Zonës Ekonomike në Komunën e Prizrenit, po i sfidon bizneset që operojnë në këtë komunë.

Në shoqatën “Esnaf” janë të regjistruara rreth 400 biznese, ndërsa sipas një hulumtimi në 70 prej tyre, 55 punojnë në objekte me qira.
Sipas Varis Gjelanit, kërkesat për Zonën Ekonomike janë shumë të mëdha.

 

“Në këtë anketë kanë marrë pjesë 70 kompani, të cilat operojnë vetëm në komunën e
Prizrenit, ku numri i të punësuarve tek ndërmarrjet aktuale për momentin është diku 1900 persona. 55 ndërmarrje janë që operojnë me qera, kurse 46 ndërmarrje eksportojnë prodhimet e tyre ne botën e jashtme”, tha Varis Xhejlani  nga shoqata “Esnaf”.

“Ne si odë e ndërmarrësve kemi hulumtuar që ka nevojë qyteti i Prizrenit për një zonë e cila do të ishte në funksion të bizneseve. Ne shpresojmë që me formimin e këshillit së fundmi edhe do të merret një vendim për parcializimin e këtyre zonave në mënyrë që t’u jepet sa më shpejt bizneseve që janë me vite të tëra në pritje”, tha  Afrim Tejeci nga Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit thotë se asambleja komunale, dy herë e ka kaluar funksionalizimin e kësaj zone.

“Komuna e Prizrenit dy herë në kuvendin e komunës në projekte politike të funksionalizimit të zonës ekonomike ose parkut të  biznesit e ka votuar, e kemi mbështetur me dokumente që kërkon ligji për funksionalizimin e zonës ekonomike. Këto dokumente kanë shkuar në drejtim të qeverisë së Kosovës, gjegjësisht ministrisë së Planifikimit Hapësinor”, tha Ymer Berisha nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun.

Nga këto biznese, 67 % e produktit eksportohet, ndërsa me funksionalizimin e zonës ekonomike, ata kanë deklaruar se do ta rrisin numrin e punëtorëve 97%./rtk

.

.

 

 

 

Më Shumë

Nis sezoni pranveror në Superligë, sot dy ndeshje në program

Sot (e premte) do të fillojë edicioni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas gati dy muajsh pushim, kështu që tifozët e futbollit...

Hyrja në fuqi e listës së çmimeve të barnave Vitia thotë janë të vendosur që ta zbatojnë këtë ligj

Nga nesër (01.02.2025) në Kosovë do të hyj në fuqi dhe do të nis së zbatuari Lista e çmimeve të barnave në vend. Ministria e...

Lajmet e Fundit