Lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara, të identifikimit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin për RTK-në e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

Aty gjithashtu thuhet se lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025.

“II. Obligohen Këshillat e vendvotimeve për zbatimin e këtij vendimi.

III. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit