11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Dy persona të plagosur në Prizren, policia kërkon Veton Hoxhën për tentativë vrasjeje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Veton Hoxhën, i lindur më 6 gusht 1992 në Prizren, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren. Gjatë incidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka sekuestruar tre armë pistoleta dhe ka arrestuar të gjithë të përfshirët në ngjarje, përveç të dyshuarit Veton Hoxha, i cili është ende në arrati, përcjell PrizrenPress.

Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar dhe arrestuar atë.

“Kërkojmë që nëse keni çfarëdo informate apo dini diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni Policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë”, apelon PK-ja.

Policia siguron se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit