0.5 C
Prizren
E premte, 21 Shkurt, 2025

Malisheva shënon 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në Malishevë janë zhvilluar sot aktivitetet zyrtare për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete, të cilat kishin nisur disa ditë më parë nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, kulmuan me mbajtjen e një mbledhjeje solemne të Kuvendit të Komunës dhe me homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

Në mbledhjen solemne, përveç anëtarëve të Kuvendit, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë. Fjalimet e rastit u mbajtën nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Feriz Krasniqi.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati vlerësoi lart sakrificën e popullit shqiptar për liri, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ai theksoi se dëshmorët janë më meritorët për këtë arritje dhe shtoi se angazhimi për realizimin e aspiratave kombëtare, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, do të vazhdojë.

Kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, foli për sakrificën e brezave të tërë për liri, duke nënvizuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për pavarësinë. Ai theksoi se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike mbetet synim kryesor.

Në emër të OVL të UÇK-së në Malishevë, Feriz Krasniqi uroi popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë dhe rikujtoi përpjekjet e vazhdueshme për liri, të cilat kulmuan me luftën e UÇK-së.
Të gjithë folësit shprehën edhe njëherë pakënaqësinë e tyre për faktin që, tash e disa vite, Dita e Pavarësisë po shënohet pa praninë e krerëve të luftës, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.
Pas mbledhjes solemne, vijuan homazhet dhe nderimet te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Loredana apo Livia, cila banore e Big Brother Albania do hyjë në Grande Fratello

Në spektaklin e Big Brother VIP Albania, ndodhi një situatë e pazakontë: opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë...

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja e teprojnë Kur...

Lajmet e Fundit