4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Grapeland kalon në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë

Skuadra e Grapeland është ekipi i parë që siguron një vend në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë, pas fitores ndaj Vushtrrisë me rezultat 84:77.

Ndeshja, e zhvilluar në Rahovec, u karakterizua nga një fillim i fortë i “Vreshtarëve”, të cilët krijuan epërsi që e ruajtën deri në fund.

Në këtë përballje, Burim Zekiqi kontribuoi me 16 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa Bardh Rexha e përfundoi ndeshjen me një dopio-dopio prej dhjetë pikësh e dhjetë kërcimesh. Nga ana tjetër, Vushtrria kishte në radhët e saj Drinor Gërxhaliun me 26 pikë dhe Shpat Sylën me 17 pikë e gjashtë kërcime, por nuk arriti të ndalë Grapelandin.

Në gjysmëfinale, Grapeland do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kosovarit dhe Kerasanit. Ndërkohë, tri çerekfinalet tjera do të luhen të shtunën, duke përcaktuar të gjithë gjysmëfinalistët e turneut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit