10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

QRTK në Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të premten, ka njoftuar se ka nisur procesin e hartimit të projektit për ndërhyrjet restauruese në Kullën e Zaptive në fshatin Zym.

Sipas këtij njoftimi, bëhet fjalë për një ndërtesë me rëndësi historike dhe arkitektonike.

“Ky projekt synon të sigurojë ruajtjen dhe promovimin e vlerave të kësaj ndërtese, e cila ka pasur funksione të ndryshme publike deri në mesin e shekullit XX”, thuhet në njoftim.

QRTK Prizren ka bërë të ditur se stafi profesional është i angazhuar që hartimi i projektit të përfundojë brenda afateve optimale, duke respektuar standardet më të larta në fushën e konservimit dhe restaurimit.

“Të gjitha fazat e punës po realizohen me kujdes të veçantë, duke u mbështetur në hulumtime historike dhe analiza teknike të detajuara. Pas përfundimit të procedurave ligjore, do të nisë zbatimi i projektit, duke mundësuar ndërhyrje të nevojshme për mbrojtjen dhe funksionalizimin e ndërtesës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se ky është një hap i rëndësishëm drejt valorizimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimit të identitetit historik të komunitetit në Zym.

Më Shumë

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

P.C Prizreni reagon ashpër ndaj vendimit të FBK-së për dënimin e kapitenit

Proton Cable Prizreni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili ka dënuar kapitenin Edmond Kryeziu me 3 ndeshje...

Lajmet e Fundit