9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Ekipet vijojnë punën në terren për pastrimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së dheut

Ekipet e mirëmbajtjes të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukurës po vijojnë punimet për largimin e dheut të shembur në autostradën “Ibrahim Rugova”,  në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, qarkullimi në njërin drejtim të këtij segmenti të autostradës është mbyllur të mërkurën në mëngjes pas orës 3:00.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës, Qamil Feka për Televizionin e Prizrenit ka deklaruar se punimet për largimin e dheut kanë filluar nga mëngjesi.

Sipas tij, qytetarët nga Prizreni duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative për tu kyçur më pastaj në autostradë në Suharekë.

Ministria e Infrastrukturës, më herët gjatë ditës, ka njoftuar se “me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur”.

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

MI ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë lidhur me pastrimin e dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës. /Telegrafi/

Më Shumë

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Lajmet e Fundit