10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Penalltia e Gërbeshit, i sjell fitoren shpresëdhënëse Rahovecit

Rahoveci ka arritur sot që të shënojë vetëm fitoren e dytë kampionale të stinorit në Ligë të Parë – Grupi A! Kjo është fitorja e parë që prej muajit shtator për vreshtarët, kur kishin mposhtur Mitrovicën debutuese këtu, si mysafir! Fitore si vendas e vreshtarëve në “Liman Gegaj”.

E tash në drejtim të Liridon Lecit, që mori timonin e ekipit prej pjesës pranverore të stinorit, ka shënuar fitoren e parë dhe atë ndaj Istogut, të cilit iu afrua me pikë! E gjithë ndeshja ishte e barabartë, me raste, por jo fort konkrete, derisa pas pjesës së parë 0-0 dukej se kështu po arrinte deri në fund!

Por, Rahoveci fitoi penallti pak minuta para fundit të ndeshjes, e aty në skenë doli përforcimi i janarit Fidan Gërbeshi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të marrë tre pikët e fitores: Rahoveci – Istogu 1-0 [Fidan Gërbeshi 85’pen.].

Fitorja, bën që Rahoveci të arrijë kuotën e 11 pikëve pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, që përkon me mbylljen e ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë. Vreshtarët përfundojnë në pozitë të nëntë me rrezik rënieje, ndërsa Istogu është mbi ta, të tetit në renditje me 18 pikë nga po aq ndeshje, para ciklit të fundit, që ka edhe nëntë xhiro deri në fund të stinorit./topsporti/

Më Shumë

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit