8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Finalistët e sezonit të kaluar, Ylli dhe Trepça përballen në një duel vendimtar

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me një përballje të rëndësishme sonte, ku Golden Eagle Ylli dhe Trepça takohen në Therandë në kuadër të javës së 23-të, përcjell PrizrenPress.

Ylli renditet në vendin e gjashtë me 9 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Trepça ndan pozitën e dytë me Bashkimin, duke regjistruar 15 fitore dhe 7 humbje. Ky duel pritet të jetë vendimtar për pozicionimin në tabelë dhe luftën për Play-Off.

Ndeshja zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë, nga ora 20:00, me një atmosferë të zjarrtë të pritur nga tifozët./PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit