12.5 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Në 2024-tën bankat komerciale në Kosovë shënuan rekord të të hyrave

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komcerciale në Kosovë, kanë shënuar rekord në vitin 2024.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë më i larti, përkatësisht 182.1 milionë euro.

Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat në kredi, si dhe nga shërbimet bankare.

Gjatë vitit 2024, norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

Në vendin tonë operojnë 11 banka komerciale.

Nga ato tetë kanë kapital të huaj, derisa tri janë vendore.

Sistemi bankar i Kosovës i ka reth 4 mijë 150 të punësuar/ Klankosova.tv

Më Shumë

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Shtyhet aksioni i pastrimit në Suharekë për shkak të reshjeve të shiut

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut, është shtyrë aktiviteti i pastrimit i planifikuar të mbahej më 22 prill në...

Lajmet e Fundit