10.9 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Gjendja e sigurisë në Suharekë vlerësohet e qetë dhe stabile

Sot u mbajt takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Suharekë, ku anëtarët diskutuan mbi situatën aktuale dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.

Takimin e kryesoi nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, e cila informoi të pranishmit për ngjarjet e rëndësishme të shënuara në këtë periudhë, duke përfshirë Ditën e Mësuesit (7 Marsi) dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Marsi), si dhe për aktivitetet e tjera komunale.

Nga ana e tij, rreshteri Sami Veselaj, zyrtar operativ në Stacionin Policor të Suharekës, raportoi se gjendja e sigurisë në komunë mbetet e qetë dhe stabile, përveç disa rasteve të izoluara që kanë prishur rendin publik, por që janë menaxhuar në kohë. Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 640 tiketa dhe janë realizuar 40 urdhëresa nga gjykata./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Finalja e dytë e Ligës së Parë, Drita pret Prizrenin

Finalja e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjen e dytë, ku KB Drita përballet me Proton Cable Prizreni në një...

Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të katërt

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit