17 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Kampusi i Universitetit të Prizrenit pasurohet me tabela informuese për drunjtë dhe streha për insekte

 

Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Kaltrinë Kolukaj nga “EC Ma Ndryshe” ka treguar se ideja për realizimin e këtij aktiviteti ka lindur gjatë takimeve të rregullta me profesorët dhe studentët dhe se për synim ka promovimin e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.

“Insekt hotelet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së tokës, rritjen e pllenimit, pasurimin e biodiversitetit dhe reduktimin natyral të insekteve të dëmshme”, ka thënë Kolukaj, raporton Telegrafi.

Sipas saj, edhe tabelat emërtuese për drunjtë ndihmojnë publikun që të mësojë për llojet e tyre në këtë zonë. “Njëherësh shërbejnë për rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit”, ka deklaruar Kolukaj.

Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Albana Plakiqi-Milaimi, ka pohuar se ky aktivitet ka dobi mjedisore dhe edukative.

“Të gjithë drunjtë e kampusit tonë janë markuar, me emërtimet në gjuhën latine, shqipe dhe angleze. Tutje synojmë që ato të pajisen edhe me QR code që  studentët tanë dhe vizitorët tjerë të marrin informacione për to. EC Ma Ndryshe na ka ndihmuar edhe me vendosjen e dy insekt hoteleve, të cilat shërbejnë si vende për strehim të insekteve, në mënyrë që të mbrohet druri i gjallë”, ka thënë ajo.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë” (EECSOK), mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe zbatuar nga Community Development Fund (CDF).

gradë.

 

Më Shumë

Arda Maloku thyen heshtjen, paraqet versionin e saj për incidentin me Fikrim Damkën

Deklaratat e kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka lidhur me incidentin më 9 shkurt në Prizren janë kundërshtuar nga njëra prej...

Tre gjyqtarë fillojnë angazhimin e tyre në Gjykatën Themelore në Prizren

Sot, tre gjyqtarë, Leutrim Krasniqi, Lavdim Makshana dhe Senat Elshani, kanë filluar angazhimin e tyre në Gjykatën Themelore në Prizren, pas përfundimit me sukses...

Lajmet e Fundit