7.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë zhvillohet në Malishevë

Faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, për vitin shkollor 2024-2025, u mbajt në Malishevë. Ky aktivitet realizohet për herë të parë përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.

Faza e dytë u zhvillua nën organizimin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, ku u përgatitën të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e garës me pyetësor me shkrim. Në këtë fazë morën pjesë 91 nxënës. Rezultatet e kësaj gare do të shpallen nga grupi profesional brenda afatit të caktuar.

Nxënësit që do të arrijnë rezultatet më të larta do të kalojnë në fazën shtetërore të garës në nivelin e Republikës së Kosovës. Më pas, ata që do të renditen më mirë në këtë nivel, do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërshtetërore, e cila do të mbahet në Tiranë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit