Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se kanosi një të mitur

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur të martën një të mitur në Suharekë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim armë të zjarrit.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë me datën 25.03.2025 kanë arrestuar të dyshuarin M.F. mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një pushke gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ’Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit