Krijuesi Saljadin Krasniqi dashurinë për qytetin e lindjes, Prizrenin, e ka jetësuar përmes poezisë.Ai nuk është ndalur vetëm të vargu poetik për të dëshmuar se frymon me jetën e qytetit.
Pas botimit të albumit të fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit, të pasuruar me data të ngjarjeve, ai botoi monografinë e Teatrit të qytetit të Prizrenit.
Krasniqi nuk është ndalur me kaq. Ai aktualisht është duke punuar një libër në të cilën ka përmbledh historinë e infermierisë së qytetit të Prizrenit.
Edhe për këtë libër Salajdin Krasniqi punon i shtyrë nga ndjenja e tij që të dokumentojë me fakte fragmentet e jetës së qytetit të tij.
Ai para disa muajve ka dal në pension si drejtor i infermierisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe me këtë hap brezave të ardhshëm ua dokumenton punën e madhe që është bërë.
Në librin e tij më të ri, monorafinë për infermierinë përfshihet puna e madhe në këtë sektor të shëndetësisë.
“ Infermieria në shëndetësi është një armatë e madhe pa të cilën nuk mund të mendohet shëndetësia”,thotë ai.
Krasniqi shpjegon përmbajtjen e librit duke potencuar shërbimet e para të infermierisë deri në hapjen e shkollave të para për këtë profesion. Para luftës së parë botërore thotë ai infermierët kanë punuar nga praktika jetësore. Shkollat e para të infermierisë në Kosovë dhe Shqipëri janë hapur pas luftës së parë botërore.
Ai është afër përfundimit të librit të tij, dhe në vend së të gëzohet që është në fund të një pune të madhe ai tash duhet të mendoj për gjetjen e donatorëve për botimin e këtij libri.
Kërkesën për ndihmën e nxjerrjes në dritë të këtij libri, Krasniqi thotë se do t’ia bëjë Spitalit Regjional, Drejtorisë së Kulturës dhe Ministrisë.“Shpresoj se do të mbështetet finacimi i këtij libri”./PrizrenPress.com/