19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

“Malësori” nga Gjonaj feston 50 vite veprimtari, kryetari Hodaj: Histori e pastër me sfida dhe shkëlqim

Shoqëria Kulturore-Artistike “Malësori” nga fshati Gjonaj i Hasit ka mbushur plot 50 vite veprimtari ,  një rrugëtim i gjatë që mishëron kulturën, artin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.

“50 vite kulturë, 50 vite art, 50 vite trashëgimi shpirtërore, 50 vite përfaqësim dinjitoz i kulturës dhe traditës së lashtë shqiptare nga krenaria hasjane,” është përshkrimi që i bëhet kësaj shoqërie që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën kulturore të vendit, njofton Klankosova.tv.

Për këtë ka folur edhe kryetari i shoqërisë, Haziz Hoda, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili tha se kjo është një histori e pastër, me sfida dhe shkëlqime të saj.

“Është një histori e pastër, me shkëlqimet dhe rëniet e saj, mjaft sfiduese sidomos në kohën e paraluftës, por me angazhimin e pjesëtarëve dhe vullnetarëve të devotshëm, ja kemi dalë të mbijetojmë. Megjithatë, pas luftës ka qenë koha e shkëlqimit të saj në të gjitha nivelet”, u shpreh Hoda.

Më Shumë

Has: Hiqet pllaka e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e heroit Mehmet Osmanaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Has, ka bërë të ditur se është larguar pllaka e vendosur në shtëpinë...

Liria pret Ramiz Sadikun në Prizren, rikthehen Arpagjik’t

Liria rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës në Ligën e Parë, ku do të përballet me Ramiz Sadikun, raporton PrizrenPress. Takimi do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit