Pas pak, Ylli e pret Pejën në çerekfinalen e parë të playoff-it

Play off-i i Superligës së Kosovës në basketboll vazhdon sonte me një përballje që pritet të jetë tejet emocionuese.

Ylli pret Pejën në Therandë, në serinë çerekfinale mes vendit të katërt dhe të pestë të tabelës.

Ndeshja luhet nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori”, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Kjo seri zhvillohet me sistemin ku ekipi që arrin dy fitore kalon në gjysmëfinale dhe bën një hap më afër finales së madhe.

Dy skuadra me histori të pasur, me tifozeri të zjarrta dhe me lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes në çdo moment.

Pejanët kërkojnë të befasojnë, ndërsa therandasit synojnë të përfitojnë nga përparësia e terrenit vendas.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit