Rahoveci përkujton dëshmorët e lirisë të 12 prillit 1999

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se 12 prilli i vitit 1999 është një dëshmi e dhimbjes, krenarisë, guximit, sakrificës dhe flijimit për lirinë tonë.

Në 26-vjetorin e rënies, sot u përkujtuan dëshmorët e lirisë: Reshat Zeka, Sadki Sylejmani, Bekim Ahmeti dhe Namik Zeka nga Pataqani i Ulët, njëherësh edhe bashkëqytetarët tanë të paarmatosur që u vranë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hoti, Sutki Hoti nga ky fshat dhe Ferat Daka nga Rahoveci, përcjell PrizrenPress.

Latifi theksoi se të rënët nuk duhet të harrohen asnjëherë.

“Të gjallët mbi dhe nuk duhet të ndalen së punuari për të ecur pandalshëm përpara dhe për të mos lejuar që historia jonë e mundimshme, e vuajtjeve të gjata, e dhimbjeve të thella dhe e betejave të përgjakshme për liri, asnjëherë mos të përsëritet në këto troje”, tha ai.

Po ashtu, me një program të pasur, u kremtua edhe dita e shkollës së ShFMU “Dëshmorët e Lirisë”.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!/PrzrenPress.com

Më Shumë

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit