Bora mbetet në Superligë

Bora do të jetë pjesë e ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm. Edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, fituan ndaj KEKU, kësaj radhe me shifrat 96:80 (26:14, 21:18, 32:22, 19:24).

Duelin e parë e fituan 73:109.

Prishtinasit pas dy ndeshjeve ishin më të mirë se ‘Elektricistët’ dhe kështu do të jenë pjesë e elitës për edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se ky ishte debutimi i Borës në elitë, duke u renditur në vendin e shtatë, ndërkohë, që KEKU ishte finalist i Ligës së Parë të meshkujve, e po ashtu edhe finalist në Kupën e Kosovës.

Nga Liga e Parë e Meshkujve ka hyrë Grapeland./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit