13.8 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Drini i Bardhë, KAMPION – Pas 50 vitesh lavdi, ngjitet në Ligën e Dytë

KF Drini i Bardhë është shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Dytë. Fitorja e thellë 5-0 ndaj KF Xërxës, e arritur dy javë para përfundimit të sezonit, ka vulosur titullin për klubin, raporton PrizrenPress.

Ky sukses ka një rëndësi të veçantë pasi vjen në një vit jubilar, kur KF Drini i Bardhë feston 50-vjetorin e themelimit.

“Një sezon i jashtëzakonshëm, një rrugëtim plot sakrificë dhe pasion… dhe sot, ëndrra u bë realitet! KF Drini i Bardhë shpallet kampion i Ligës së Tretë të Kosovës 2024-25 dhe siguron ngjitjen në Ligën e Dytë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Për më tepër, klubit i janë dedikuar fjalë të ngrohta për rëndësinë e këtij titulli: “Fitorja e sotme me rezultat të pastër 5-0 ndaj KF Xërxës vulosi titullin dy javë para fundit të sezonit – në një vit të veçantë, kur klubi ynë feston 50-vjetorin e themelimit!”

Deklarata vazhdon me falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses: “Është një ditë historike për futbollin në Has, është një sukses që na bën krenarë të gjithë! Falënderim për lojtarët tanë, stafin teknik, drejtuesit, sponsorët, dhe mbi të gjitha për tifozët tanë të jashtëzakonshëm, që nuk na lanë vetëm asnjëherë!”

Në fund, klubi shpreh falënderimin dhe vizionin për të ardhmen: “Faleminderit nga zemra për secilin që ishte pjesë e këtij rrugëtimi historik. Së bashku ia dolëm. Së bashku ecim përpara në Ligën e Dytë!”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Drini i Bardhë përforcohet me sulmuesin 19-vjeçar, Hamz Fetoshi

Drini i Bardhë ka njoftuar afrimin e ri në skuadër, sulmuesin 19-vjeçar Hamz Fetoshi. Fetoshi, i cili së fundmi luante për Lirinë, ka kaluar edhe...

Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I dyshuari, që...

Lajmet e Fundit