15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Malisheva mposhtet nga Llapi, mund t’i “rrëshqasë” bileta për Evropë

Llapi e ka mundur Malishevën si mysafir me rezultat 1:3 në javën e 30-të të Superligës së Kosovës.

Ardit Tahiri në minutën e 40-të dhe Valmir Veliu pesë minuta më vonë realizuan për 0:2 dhe kështu mbaroi pjesa e parë.

Në të dytën u duk sikur vendësit po ktheheshin në lojë kur Laurent Xhylani zvogëloi epërsinë e llapjanëve në minutën e 52-të.

Mirëpo, Elvir Gashijani vulosi trepikëshin për mysafirët me golin e tij në minutën e 86-të.

Malisheva me këtë humbje mbetet e treta me 47 pikë, gjashtë më pak se Ferizaj në të katërtin por që këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për ta luajtur.

Në anën tjetër, Llapi del i pesti me 39 pikë, tri më shumë se Dukagjini në të tetin që ndodhet në pozitën e barazhit.

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Lajmet e Fundit