Qendra Multifunksionale në Dragash, projekti dorëzohet në MKRS

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit projektin ekzekutues për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në këtë komunë.

Sipas tij, procedurat e tenderimit do të zhvillohen nga vetë MKRS, ndërsa vlera e projektit kap shifrën prej një milion eurosh, raporton PrizrenPress.

“Sot në Ministri të Kulturës dorëzova projektin ekzekutues të Qendrës Multifunksionale. Procedurat e tenderimit do t’i kryejë MKRS, ndërsa vlera e projektit është një milion euro,” tha Xheladini.

Gjatë kësaj vizite në Ministri, kryetari Xheladini u takua edhe me drejtorin e Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, me të cilin diskutoi mundësinë e bashkëfinancimit për ndërtimin e stadiumit të futbollit në fshatin Pllavë.

“Në ministri takova edhe drejtorin e Departamentit të Sportit, z. Ibër Alaj, nga i cili kërkova që në bashkëfinancim me komunën të përfundojmë projektin e ndërtimit të stadiumit të futbollit të fshatit Pllavë,” shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit