Mamusha përfaqëson Kosovën në Bashkimin e Komunave të Botës Turke

Komuna e Mamushës është zgjedhur anëtare e Bordit Drejtues të Bashkimit të Komunave të Botës Turke (TDBB), një organizatë që brenda vetes përfshin mbi 1 mijë e 200 komuna nga 31 shtete të ndryshme.

Vendimi për pranimin e Komunës së Mamushës në bordin e këtij unioni, sipas njoftimit të kryetarit Abdylhadi Krasniç është marrë gjatë fundjavës së shkuar.

“Në këtë bashkësi, ku anëtarë janë komunat e botës turke ashtu edhe komunat e komuniteteve të afërta etnike, Mamusha do të përfaqësojë komunat e Kosovës në organet drejtuese të saj”, ka bërë të ditur Krasnic.

TDBB, ku bëjnë pjesë edhe komunat metropolitane të Turqisë, përfshirë dhe shumë komuna tjera, sipas kryetarit të Mamushës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme.

“Në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues, ndër vendimet e marra ishte edhe mbështetja e disa projekteve të komunave në Bosnje e Hercegovinë”, ka njoftuar Krasniç.

Përmes këtij angazhimi, Komuna e Mamushës synon që të luajë një rol aktiv në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të pushteteve lokale. /Telegrafi/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit