16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Ky është polici i ri që bashkë me vëllanë u rrahën me një person në Prizren

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Klankosova.tv ka zbuluar se në rast është i përfshirë një zyrtar i ri policor emri i të cilit është Fatijan Shehu. Ky i fundit bashkë me vëllanë e tij, B.Sh. u rrahën me një person tjetër me iniciale E.B.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.

Vërejtje: Personat përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Prizreni përkujton Alush Kryeziun – 34 vite nga rënia heroike

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit...

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Lajmet e Fundit