Finalja e basketbollit në ekran gjigand: Shiko ndeshjen së bashku me tifozët e tjerë në Prizren

Bashkimi i Prizrenit ka njoftuar se do të organizojë transmetimin ‘live” të ndeshjes së parë finale të basketbollit në ekran gjigand për t’i mundësuar tifozëve të qytetit të përjetojnë emocionet e kësaj ngjarjeje të madhe. Transmetimi do të zhvillohet në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, duke ftuar të gjithë qytetarët të shijojnë ndeshjen së bashku, raporton PrizrenPress.

Në këtë finale, Bashkimi, që përfundoi kampion i garave të rregullta, do të përballet me Trepçën, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë. Bashkimi kërkon të fitojë titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale dhe e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë e finales do të zhvillohet këtë të diel, më 19:00.

“Të dielën, më 19:00, ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit të mblidhen dhe ta përjetojnë emocionin e finales së bashku, duke dhënë përkrahjen e tyre me zemër për ekipin tonë! Bashkë drejt fitores – për Prizrenin!” – apelon klubi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit