Sonte në Prizren, finalja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës.

Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.

Ndeshjen çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit.

Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.

Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.

Po ashtu u përballën në finale të Kupë, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte (e diel) në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit.

Orari i finaleve

Finalja 1

E diel, 4 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 2

E mërkurë, 7 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 3

E diel, 11 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 4

E mërkurë, 14 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 5 (eventuale)

E diel, 18 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 6 (eventuale)

E mërkurë, 21 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 7 (eventuale)

E diel, 25 Maj Bashkimi – Trepça

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit