2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Bashkimi hap serinë me fitore ndaj Trepçës dhe merr avantazhin e parë drejt titullit

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0, raporton PrizrenPress.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku çereku i parë përfundoi 15:18. Por, prizrenasit ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 38:32.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me vendasit që kishin epërsi konstante dhe mysafirët që tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi vetëm ngushtuan rezultatin në 71:67, megjithatë Bashkimi triumfoi në fund 84:77.

Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit shpallet më i miri i javës

GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve. Te portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit