17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Sfida 2: Trepça synon barazimin, Bashkimi epërsinë 2:0 drejt titullit

Super finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida interesante. Beteja zhvendoset në Mitrovicë, ku të mërkurën nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja e dytë finale, Trepça – Bashkimi.

Takimin e parë e fituan prizrenasit 84:77, për të krijuar epërsinë prej 1:0 në serinë finale. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës, raporton PrizrenPress.

‘Xehetarët’ synojnë fitoren për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të krijuar epërsinë 2:0 dhe të afrohen te titulli. Mitrovicasit synojnë mbrojtjen e titullit, kurse prizrenasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2018, kur e fituan për herë të parë dhe të fundit.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si të gjitha takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion dhe një atmosferë e jashtëzakonshme në Mitrovicë.

Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës, ku fituan mitrovicasit. Ndërkohë, në garat e rregullta u përballën katër herë, me dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret erdhën si vendas, si për Bashkimin, ashtu edhe për Trepçën./PrizrenPress.com

Më Shumë

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për...

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit